Nesër në Deçan do të nderohet dëshmori i kombit Blerim Avdi Balaj në 20 vjetorin e rënies heroike të tij

Nesër në Deçan do të nderohet dëshmori i kombit Blerim Avdi Balaj në 20 vjetorin e rënies heroike të tij

Nën organizimin e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Deçan, njoftohen të gjithë qytetarët se me rastin e 20 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Blerim Avdi Balaj më 6 janar 2019 do të zhvillohen këto aktivitete. Në ora 11:00 mbahen homazhe tek lapidari i dëshmorit në Zallë të Strellcit. Në ora 12:00 në Sallën e Asamblesë në Deçan bëhet promovimi i librit “Lot zemre” shkruar nga nëna e dëshmorit, Mejreme Shala-Balaj.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …