Brickos

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Asnjëherë nuk është vonë për LDK-në ta japë kontributin për ta përmbyllur shtet-ndërtimin e Kosovës

Zëvendës-kryeministri, Enver Hoxhaj iu ka  përgjigjur sulmeve të Isa Mustafës kundër Partisë Demokratike. Hoxhaj tha se asnjëherë nuk është vonë për LDK-në që ta japë kontributin lidhur me rmbylljen e shtetndërtimit të Kosovës. Tha se LDK duhet të këndellet nga gjumi i thellë në të cilin ka rënë dhe të fillojë të ketë vendime të prera për çështjet e rëndësisë shtetërore. Është momenti i fundit për LDK-në që të këndellet nga gjumi i thellë në të cilin ka rënë dhe të mos i përsërisë gabimet e së kaluarës duke qenë në bisht të proceseve politike dhe historike. Hoxhaj theksoi se beson që brenda kësaj partie ka vullnet, dije dhe guxim për të vepruar në interest ë vendit, duke u bërë bashkë kundër Serbisë, e jo duke u marrë me njëri-tjetrin. Ndërkohë ai tha se mungesa e vendimit të prerë po bën që shpeshherë LDK-ja të thirret në trashëgiminë e saj rugoviane dhe shumë herë të sillet si ekstreme e ngjashme me Vetëvendosjen.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …