Brickos

Fazli Maloku

Fazli Maloku: Shumë urime Radio Kosova e Lirë!

20 vjet luftë herë me pendë e herë me pushkë. Misioni i juaj që nga fillimi ishte i qartë si loti. Ju i mbetët besnik idealit të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Drejtuesit e Radios Kosova e Lirë si gjatë luftës, por edhe pas saj kaluan me sukses përplasjet dhe pengesat e shumta si ato të jashtmet edhe ato të brendshmet. Ju vepruat sipas porosisë së të madhit Rilindas Sami Frashërit, i cili në kohën e tij porosiste bashkë atdhetarët e tij: “Të gjithë ata që do të na dalin në rrugë për të na penguar në rrugën tonë të shenjt, ti shtyjmë, ti rrxojmë, ti shkelim e të hecim tutje”. Zëri i Radios Kosova e Lirë gjatë periudhës të luftës, ishte zëri i lirisë, ishte zëri i Dëshmorëve të rënë për liri gjatë shekullit, ishte zëri i vet popullit shqiptar. Zëri emblematik i Radio Kosova e Lirë thau lotin në faqen e fëmijëve, në faqen e më plakut. Ishte i vetmi zë që ua kthente shpresën shqiptarëve për të mbijetuar tragjedinë të planizuar për shfarosje të shqiptarëve. Edhe në periudhën e pasluftës, ju nuk pranuat të jeni vegla qorre të pushtetarëve grabitës e të pabesë, të cilët gëlltitën edhe atë që shpëtoi prej pushtuesit sllav. Ju me guximin e Zgalemit që nuk i trembet syri nga valët e tallaset e detit të tërbuar vazhdoni ti artikuloni kërkesat e vegjëlisë duke treguar edhe rrugën që duhet ta ndjekin të gjitha forcat idealiste për të realizuar amanetin e Dëshmorëve i mbetur në rrugë.

Nga thellësia e zemrës, gjithë stafit tuaj redaktues ju dëshiroj shëndet e suksese të mëtejme!

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …