leoni

Limaj: Qeveria Kurti ka rrezikuar rrëzimin që nga fillimi, jemi në këtë gjendje sepse nuk është treguar lidership

Fatmir Limaj thotë se çështjet nacionale nuk duhet të jenë të rezervuara për një person apo grup të caktuar

Fatmir Limaj që po udhëheqë delegacionin shtetëror në bisedimet me Serbinë, thotë se çështjet nacionale nuk duhet të jenë të rezervuara për një person apo grup të caktuar, por për të tilla tema duhet të jenë të gjithë bashkë. Sipas tij, ka mbetur një praktikë e keqe prej vitit 2011 me jotransparencë dhe mosbesim, gjë që duhet kohë për t’u shëruar ky mosbesim. Një arsye tjetër sipas Limajt, që po shkakton vështirësi të bëhen të gjithë bashkë në Kosovë për dialogun me Serbinë, janë edhe kalkulimet politike. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, që është njëri nga udhëheqësit e ekipit negociator thotë se kanë shumë tema të aspektit ekonomik, të cilat mendon se duhet të trajtohen dhe përmbyllen njëherë e mirë. Në një intervistë për KosovaPress, Limaj thotë se shpreson që ekipit do t’i bashkohen edhe partitë tjera opozitare, por që edhe pa ta do të vazhdojnë./kp/.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …