Greva

Mësimdhënësve po iu bëhet e padrejtë me ligjin për pagat, por greva do t’i dëmtojë më së shumti nxënësit

Mësimdhënësve po iu bëhet e padrejtë me ligjin për pagat, megjithatë greva e cila do të fillojë të hënë në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës, po konsiderohet se do të dëmtojë më së shumti fëmijët. Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka vendosur që këtë  të hënë do të fillojë greva në të gjitha institucionet arsimore në Kosovë.

Ky vendim erdhi si pasojë e pakënaqësisë së mësimdhënësve lidhur me koeficientin e pagave. E përfaqësues të kësaj sindikate kanë thënë se nuk do të tërhiqen nga greva nëse nuk rritet për 30 përqind koeficienti i pagave.

Greva e cila pritet të fillojë të hënën, po konsiderohet se do të dëmtojë më së shumti fëmijët. Këtë vendim po e cilëson shqetësues Këshilli i Prindërve të Kosovës. Kryetari i këtij këshilli, Ymret Reshiti, thotë për KosovaPress se ata përkrahin kërkesën për rritjen e pagave të mësimdhënësve, por nuk e pranojnë grevën si mjet për ta arritur këtë kërkesë.

“Me ndërprerjen e procesit mësimor, nxënësit po e humbin ose po i zbehet dëshira dhe vullneti për të mësuar, sepse koha sa më tepër që ata po qëndrojnë larg procesit mësimor, është një kohë shumë e keqe, një fazë shumë e vështirë që pastaj mësimdhënësit dhe prindërit duhet të punojnë shumë për të nxitur te ata vullnetin dhe dëshirën për t’u kyçur në procesin mësimor. Gjithashtu, zëvendësimi i ditëve ose orëve të humbura të mësimit, po shkakton ngarkesa të papërballueshme për aftësitë psiqike të nxënësve”, thotë Reshiti.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …