Haradinaj: Dy dekada më parë një akt çnjerëzor tronditi ndjenjat e botës demokratike dhe mobilizoi Perëndimin

Haradinaj: Dy dekada më parë një akt çnjerëzor tronditi ndjenjat e botës demokratike dhe mobilizoi Perëndimin

Kryeministri Ramush Haradinaj sot ka bërë homazhe në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të Masakrës së Reçakut, e cila ndodhi më 15 janar 1999. Haradinaj ka vlerësuar se kjo masakër shënoi momentin vendimtar të kthesës në luftën e Kosovës për liri. “Dy dekada më parë, një akt çnjerëzor tronditi ndjenjat e botës demokratike dhe mobilizoi Perëndimin, që me forcë ta ndalte shfarosjen e një populli të tërë. Masakra e Reçakut, dëshmia e krimit gjenocidal në Kosovë, shënoi momentin vendimtar të kthesës në luftën dhe përpjekjet tona për liri dhe pavarësi. Sot, në nderim të dëshmorëve e martirëve kam bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak. Me pietet dhe respektin më të thellë, përjetë do t’i kujtojmë të gjithë martirët, dëshmorët dhe heronjtë, që me flijimin e tyre u bënë gurthemel i lirisë sonë”, shkruan Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …