OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL-UÇK po e shqyrton mundësinë për dalje në protesta, ndonëse nuk i preferon protesat

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së po vazhdon kundërshtimin e tyre ndaj Gjykatës Speciale. Sipas OVL-UÇK-së ashtu siç kanë dështuar tjerat Gjykata do të dështojë edhe Gjykata Speciale ngase lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe e drejtë. Kreu i OVL-UÇK-së Hysni Gucati, thotë se nëse ju imponohet do të shqyrtojnë mundësinë për dalje në protesta edhe pse këto të fundit thotë se nuk i preferon aspak. “Nuk përjashtohet mundësia që të bëjmë protesta, por jemi duke e përcjellë situatën dhe në ditët e ardhshme do të merret një vendim ku është edhe kryesia që e merr këtë vendim. Unë kështu kam thënë edhe e them prapë ka mundësi që ditët në vijim të dalim në rrugë edhe pse daljen në rrugë nuk e preferoj por nëse nau imponohet atëherë do të dalim”, deklaroi Gucati.

Kontrolloni gjithashtu

Janina Ymeri: Ministrja, Mimoza Kusari-Lila ka treguar që nuk ka as fuqi as dijeni me nxjerr prej situatës Kosovën

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri ka drejtuar kritika nga ministres …