Qeveria e Kosovës vlerëson se raporti i Bankës Botërore është plotësisht i pa vërtetë dhe i pa bazuar

Qeveria kërkon garanci për arritjen e marrëveshjes në të cilën Serbia do ta njeh Kosovën si kusht për pezullin e taksës

Kryeministri Ramush Haradinaj deri para pak ditësh shprehej i bindur se taksa 100% ndaj produkteve serbe nuk do të hiqet pa njohjen e Kosovës nga Serbia. Megjithatë, së fundi Haradinaj për heqjen e taksës po kërkon garanci ndërkombëtare se në një afat të caktuar do të nënshkruhet marrëveshja për njohjen. Qeveria ka filluar zmbrapsjen “taktike” dhe se taksa do të hiqet brenda pak ditësh, shkruan “Zëri”. Garancia ndërkombëtare për arritjen e marrëveshjes përmes së cilës Serbia njeh Kosovës është kushti i kryeministrit Ramush Haradinaj për ta pezulluar taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe. Deri para dy ditësh Haradinaj ishte i vendosur se taksa nuk tërhiqet pa njohjen nga Serbia, por që nga e hëna, pas presioneve ndërkombëtare e me theks të veçantë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri i vendit ka filluar të zmbrapset. Brenda koalicionit qeverisës thonë se taksa ndaj Serbisë do të hiqet brenda pak ditësh. Sipas këtyre burimeve, kryeministri u ka thënë  partnerëve ndërkombëtarë se nëse ata garantojnë njohjen e Kosovës nga Serbia, atëherë ai mund ta tërheqë vendimin për taksën.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …