Kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta dekreton kryeministrin Edi Rama, për të pasuar në postin e ministrit të Punëve të Jashtme

Kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta dekreton kryeministrin Edi Rama, për të pasuar në postin e ministrit të Punëve të Jashtme

Kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar këtë të premte kryeministrin Edi Rama, për të pasuar në postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushatin. Kandidatura e kryeministrit iu dërgua kreut të Shtetit pas refuzimit që ky i fundit i bëri propozimit të kryeministrit Rama, Gent Cakaj, për postin e kryediplomatit të Shqipërisë. Rama e gjeti këtë si një zgjidhje të përkohshme, derisa të ngrihet Gjykata e re Kushtetuese, që do të zgjidhë ngërçin mes Kryeministrisë dhe Presidencës. Njëkohësisht ,Meta ka dekretuar edhe shkarkimin nga detyra të ish-ministrit Bushati. Propozimi i ri për emërimin e kryeministrit edhe në funksionin e ministrit të Jashtëm shkoi në tryezën e presidentit më 14 janar.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …