“Brezovica” në Prishtinë

“Brezovica” në Prishtinë

Gjatë këtyre ditëve të stërzgjatura të pushimit dimëror, fëmijët/nxënësit po e shfrytëzojnë kohën më së miri për t’u relaksuar duke rrëshqitur në borën e mirëpritur nga të gjithë në Kosovë. Edhe në kryeqytetin tonë, Parku i Qytetit në Prishtinë, po i ngjanë pak a shumë Brezovicës, vendit ndër më të njohurit në Evropë për ski. E në mungesë të kushteve të nevojshme për të shkuar në brigjet e Brezovicës, e cila fatkeqësisht dhe paradoksalisht ende nuk menaxhohet nga Republika e Kosovës. Megjithatë, greva e cila ka “paralizuar” institucionet arsimore në Kosovë, sikur po sfidohet nga këta fëmijë të cilët me zërin e tyre të ëmbël po gumëzhijnë duke rrëshqitur në borë me sajat e tyre dhe me ndonjë rekuizit tjetër dimëror, siç shihet në fotot në vazhdim. (rkl)

 

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …