Limaj

Limaj: Shqetësues lajmi për ndalimin e dy pjesëtareve të FSK-së nga komuniteti serb në vendkalimin kufitar në Jarinjë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, ka reaguar në lidhje me ndalimin e dy pjesëtareve të FSK-së nga komuniteti serb në Jarinjë. Limaj ka thënë se ky veprim, por edhe veprime tjera të orkestruara kohëve të fundit nga ana e komuniteti serb kanë për qëllim frikësimin e serbëve të integruar në institucionet e Kosovës. “Serbia duhet t’i ndale provokimet njëherë e përgjithmonë dhe sjelljen e saj destruktive dhe pjesëtaret e FSK-së duhet të lirohen menjëherë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Limajt. “Është shqetësues lajmi për ndalimin e dy pjesëtareve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga komuniteti serb në vendkalimin kufitar në Jarinje. Ky veprim dhe veprime të tjera të orkestruara ditët e fundit nga autoritetet serbe, kanë për qëllim frikësimin e serbëve të integruar në institucionet e Kosovës. Serbia duhet t’i ndale provokimet njëherë e përgjithmonë dhe sjelljen e saj të mbrapshtë. Pjesëtaret e FSK-së duhet të lirohen menjëherë”, ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …