Hoxhaj: Serbia nuk ka ndryshuar aspak nga koha e Millosheviqit, ajo po ushtron presion ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore

Enver Hoxhaj: Serbia po ushtron presion ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore me propaganda të rrejshme

Zëvendëskryeministri Hoxhaj duke iu referuar një artikulli të publikuar nga portal Informer në Serbi, i cili njihet për publikimin e lajmeve të rreme, ka thënë se Serbia po vazhdon luftën e saj përmes fushatës informative me lajme të pavërteta. Në  një postim në Twitter, Hoxhaj tha se kjo tregon që Serbia nuk ka ndryshuar aspak që nga koha e Millosheviqit, pasi mediat e Vuçiqit po ushtrojnë presion ndaj shqiptarëve të Preshevës përmes propagandës dhe akuzave të rrejshme që gjoja ata janë kërcënim i sigurisë. “Serbia vazhdon luftën e saj informative përmes lajmeve të rreme. Kjo tregon që Serbia ska ndryshuar aspak që nga Millosheviqi, pasi që mediat e Vuçiqit vazhdojnë të bëjnë presion ndaj shqiptarëve të Preshevës duke bërë propagandë dhe akuza të rrejshme që gjoja ata janë kërcënim i sigurisë. Non-sens!” tha Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …