Hashim Thaçi

Hashim Thaçi: Veprimet populiste të disa liderëve s’mund të kërcënojnë interesin e Amerikës në Kosovë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se veprimet që ai i etiketon si  populiste të disa liderëve s’mund të kërcënojnë interesin e Amerikës në Kosovë. Ai pa përmendur emra e pa caktuar qartë ka reaguar ndaj tekeve personale të liderëve shtetërorë që po guxojnë të lëndojnë interesin shtetëror dhe atë strategjik të SHBA-së për Kosovën e më gjerë. Veprimet e tilla nuk guxojnë të cenojnë vizionin dhe vendimet strategjike të Kosovës. Kjo lë të kuptohet se është fjala për taksën ndaj produkteve serbe, të cilën e ka vënë Qeveria e Kosovës, e për të cilën kishte garë të ashpër për të marrë meritat për të nga të gjithë partnerët e koalicionit. Më i zëshmi ndër ta ishte Enver Hoxhaj, që është nënkryetar në PDK. Bëhet e ditur se  Thaçi i kishte premtuar ambasadorit amerikan në Berlin se Kosova do ta heqë taksën, ndërsa kryeministri Haradinaj vazhdon të jetë fuqishëm kundër heqjes së saj.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor: Një përpjekje serioze për të gjetur zgjidhje lidhur me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, është në procesin e përgatitjes së një draft-dokumenti për dialogun …