Agron Kajtazi: Sa do e bardhë dëbora...

Agron Kajtazi: Sa do e bardhë dëbora…

Lulëkuqet dallohen, mbi lapidaret e varrezave të dëshmoreve dhe martireve të lirisë…!

Fëmijët tanë, kanë nevojë për shpjegimin tonë të drejtë të gjithë asaj çka ka ndodhur…!

Amelina, vajza ime, 8 vjeçare, shumë kureshtare për t’i njohë që të gjithë edhe me kureshtar për moshat, gjinitë dhe fshatrat nga janë.

Lulet e rrezuara nga erërat, i hoqi nga toka dhe duke mos ditë mbi cilit varr ishin, i shpërndau mbi të gjitha varret.

Shumë pyetje mi bëri dhe u përpoqa t’ja them të vërtetën që e di.

Rrah-gjoksëlleku, e fjalët e mëdha për vete, nëpër kafene, nuk na shpien askund, përveç në shtrembin të historisë…!

E vërteta e Atdheut tonë, qëndron nën këta mermer të gdhendure, mbi trupat e njoma të dëshmoreve dhe martireve të Atdheut…!

Këta, nuk i shiten trimëri askujt, por dhanë jetën…! këta, nuk e lëshuan Atdheun, por e dhanë jetën..!

Këta, nuk dezertuan, por e dhanë jetën…!

Ranë për të jetuar ne të lirë, për t;i lavdëruar me veprën e tyre, për shtetin, të drejtën dhe Atdheun…!

Sot kur ne po bëjmë 20 vite në Liri, fjalët me të këqija i kemi për vete, për njerëzit tanë, për shtetin dhe vendin tonë..!

Disa e lëshojnë Atdheun, disa e përqeshin pushtetin, disa të hamenden me trimërinë e pashoq, a ne fakt i kanë puthitur brigjet e detit në kohën e sakrificës…!

Me shumë e shajnë presidentin e vendit, sesa gjakataret matanë kufirit verior, që edhe sot jetojnë të lirë dhe me benifite, ata te cilën vranë foshnjën 8 muajsh dhe plakun 100 vjeçar, veç në këtë vend plor 147.

Koha me e mësu të vërtetën, t;u tregojmë fëmijëve tan, se si erdhi Liria, ku i ka rrënjët dhe sa e shtrenjtët ishte.

Mos ti gënjejmë për pallavra e trimëri kafenesh, por të vërtetën, sepse një ditë ka me e marr vesh kush ishim, e te marrosur do te ndjehemi prej tyre…!

Ende nuk po ja dimë vlerën shtetit.

Ende vazhdojmë të ballafaqohemi me shtetin, të mos e respektojmë, të mos e nderojmë dhe t’ja vështirësojmë ecjen para, edhe ashtu kështu të vështirë dhe shumë mbrapa..!

Tani më shteti është i yni, presidenti, kryeministri dhe gjithë të tjerët në qeveri dhe jashtë saj, janë banor dhe njerëz si ne, të këtij vendi e të këtij Atdheu.

As më të mirë dhe as me të keq se ne, jemi një dhe të njëjtë jemi, e të gjithë ne, jetojmë mbi lavdin e pashoq të trimave dhe trimëreshave qe dhanë jetën për Atdhe..!

Lavdi gjithë të rënëve në luftën për Liri

Lavdi..!

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …