Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hajrë Gashi nga fshati Llaushë në komunën e Skenderajt. Hajrë Gashi ishte kthyer nga Gjermania së bashku me djemtë e tij për t’ju bashkuar UÇK-së. Baca Hajrë gjatë luftës në shtëpinë e tij në Rezallë të Re kishte prodhuar topin pa dridhje dhe minahedhësin për luftëtarët e UÇK-së, së bashku me Bekim Berishën- Abenë. Lufta dhe heroizmi i kësaj familjeje në luftën e UÇK-së, është shembull ndër të veçantët, ndër më meritorët.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …