BSPK thotë se mbështetë kërkesat e të gjithë sindikalistëve që kanë të bëjnë me Draft Ligjin e Pagave. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, përmes një komunikate për media thotë se mbështetë kërkesat e të gjithë sindikalistëve të federatave/sindikatave në kuadër të BSPK-së që kanë të bëjnë me Draft Ligjin e Pagave. “Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, përmes kësaj komunikate kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe akterët kompetent që sa më shpejtë çështjet e adresuara nga sindikatat të zgjidhen, në të kundërtën do detyrohemi që të ndërmarrim veprime të përgjithshme sindikale në kuadër të BSPK-së për realizmin e kërkesave të punëtoreve, gjithmonë duke u mbështetur në të drejtat që i jep Ligji mbi Organizmin Sindikal dhe Ligji mbi Grevat”, thuhet në njoftim. BSPK kërkon nga Qeveria të ndërmerr masa dhe të reflektoj ‘sa më shpejtë në përmirësimin e këtyre lëshimeve në mënyrë që të mos përshkallëzohen pakënaqësitë dhe të na sjellin në një situatë kur pothuajse të gjitha profilet e punëtoreve të shërbimeve publike në vend të ndërmarrin veprime radikale të presionit sindikal’.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja Duda Balje ka deklaruar se do të votojë pro shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës nëse kërkohet një vendim i tillë
Deputetja boshnjake, Duda Balje ka deklaruar se do të votojë pro shpërndarjes së Kuvendit të …