Ambasadori norvegjez në Kosovë, Strand Sjaastad thotë se jo të gjitha partitë duhet të jenë pjesë e dialogut

Ambasadori norvegjez në Kosovë, Strand Sjaastad thotë se jo të gjitha partitë duhet të jenë pjesë e dialogut

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, ka kërkuar nga spektri politik në vend, konsensus për qasjen ndaj dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Diplomati norvegjez Sjaastad, ka deklaruar se jo të gjitha partitë duhet të jenë pjesë e dialogut, por sipas tij, kontributi i tyre në këtë proces është i nevojshëm. Ai dha mesazh të qartë se Kosovës nuk i nevojiten politikan të korruptuar, por të përgjegjshëm dhe llogaridhënës. “Janë disa mësime kyçe që janë mësuar në vende kyçe, ku është fjala për vendet si Kosovë. Një mësim i përgjithshëm është se duhet arritur besimi i njerëzve në politikanë, se atë çfarë e thonë do e realizojnë. Është koha të bëjmë reforma të qëndrueshme dhe afatgjate në sektorë të caktua. Duhet të kemi politikan të përgjegjshëm dhe llogaridhënës jo të korruptuar. Kosova duhet të ketë më shumë konsensus sa i përket dialogut me Serbinë. Jo të gjitha partitë duhet të jenë pjesë e dialogut mirëpo kontributi i të gjithëve është i nevojshëm. Politikanët duhet të marrin vendime të vështira kur nga ato përfiton shoqëria”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …