OBSH-ja u bën thirrje qeverive evropiane t’u sigurojnë emigrantëve qasjen në shërbimet shëndetësore

OBSH-ja u bën thirrje qeverive evropiane t’u sigurojnë emigrantëve qasjen në shërbimet shëndetësore

Refugjatët dhe emigrantët që mbërrijnë në Evropë nuk kanë sjellë sëmundje infektive, thotë një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në studimin e saj të parë për shëndetin e emigrantëve në Evropë, OBSH-ja u bën thirrje qeverive evropiane t’u sigurojnë emigrantëve qasjen në shërbimet shëndetësore. Italia urdhëroi në muajin nëntor konfiskimin e anijes me emigrantë “Aquarius”, duke pretenduar se në bord kishte rroba të infektuara të lëna pas nga refugjatë që mund të ishin të infektuar me AIDS, meningjit dhe turbekuloz. Ekspertët e mjekësisë e hodhën poshtë këtë pretendim. Autorët e raportit të OBSH-së thonë se ky është një shembull i legjendave për shëndetin e emigrantëve që mbërrijnë në Evropë. Megjithë kushtet e tmerrshme me të cilat përballen, raporti i OBSH-së thotë se emigrantët kanë përgjithësisht shëndet të mirë. Por, ata rrezikohen të sëmuren gjatë udhëtimit. Njerëzit që largohen nga vendet e tyre përballen me një ekspozim më të madh ndaj infeksioneve, me kushte të varfëra jetese dhe me mungesën e kujdesit shëndetësor. OBSH-ja paralajmëron se ndërsa po zhvillohet një debat jomiqësor për emigracionin në Evropë, shumë vende mund të mos përmbushin nevojat shëndetësore të popullsisë emigrante

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj:

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, tha se nga mospranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, përfiton vetëm Rusia dhe Serbia

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka thënë se nga mospranimi i Kosovës në Këshillin e …