U mbajt debat publik me qytetarët e Komunës se Junikut në lidhje me autostradën e Dukagjinit

Në ambientin e Kuvendit Komunal të Junikut, në prani të shumë qytetarëve të komunës së Junikut dhe më gjerë, Ministri i infrastrukturës Pal Lekaj, Kryetari i Komunës se Junikut Agron Kuçi, përfaqësuesit e kompanisë projektuese Infra Plus, prezantuan projektin Autostrada e Dukagjinit e cila do të shtrihet në të gjitha zonat kadastrale te komunave të Dukagjinit. Gjatësia e kësaj autostrade është 91 km, ndërsa mendohet që lidhja më e afërt për komunën e Junikut të jetë në Rastavicë. Kryetari i komunës së Junikut Agron kuçi, kishte përgatitur një prezantim ku nga ministri i infrastrukturës dhe nga kompania projektuese kërkoj që autostrada ta ketë lidhjen e veçantë në rrugën në mes të lagjes “Agim Ramadani “ dhe Rastavices ku mendohet të kaloj autostrada. Ministri Pal Lekaj u zotua se të gjitha kërkesat nga kryetari dhe qytetarët do ti realizoj dhe se autostrada do të jetë në shërbim të gjithëve.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …