Përkujtohet veterani i martirizuar, Haradin Bala, në një vjetorin e ndarjes nga jeta

Në 1 vjetorin e vdekjes së veteranit të UÇK-së Haradin Bala me 31 janar në Drenas mbahet Akademi përkujtimore

Në shënim të  vjetorit të ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haradin Bala, nga fshati Karraticë i Drenicës,  më 31 janar 2019 do të bëhen homazhe te varri i tij  në Kompleksin Memorial në Kleçkë. Në orën 13:00 në sallën e kulturës në Drenas do të mbahet Akademi përkujtimore. Luftëtari i lirisë dhe veprimtari i njohur Haradin Bala, ka qenë i dënuar, 13 vjet burg nga Tribunali i Hagës për gjoja krime lufte. Burgun e ka vuajtur në Holandë dhe në Francë. Gjatë vuajtjes së dënimit iu kishte përkeqësuar rëndë shëndeti. Haradin Bala, ishte vëllai i dëshmorit, pjesëmarrësit në protestat e vitit 1981, Abedin Bala i vrarë mizorisht nga regjimi jugosllav, në Burgun Qendror të Beogradit në vitin 1985.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …