SBASHKU ia arrin qëllimit, Qeveria dorëzohet, mësimi pritet të fillojë të hënën

SBASHKU ia arrin qëllimit, Qeveria dorëzohet, mësimi pritet të fillojë të hënën

Derisa sot përfundon java e tretë e grevës, organizuar dhe e orkestruar nga organizata sindikale e quajtur, SBASHK, bëhet e ditur se nga e hëna do të fillojë mësimi në të gjitha shkollat e vendit. Tash për tash nuk ka informatë të plotë lidhur me “pazarin” e arritur për paga, nga Qeveria dhe SBASHKU. Lajmin për fillimin e mësimit e ka afishuar në  një postim të tij kryekuvendari, Kadri Veseli me mesazhin: “Urime mësimdhënës dhe nxënës të dashur. Mësimi fillon të hënën”. Ky mesazh i Veselit për nxënësit dhe mësimdhënësit ka ardhur pas një takimi që ka zhvilluar me përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj. Gjatë këtij takimi  thuhet se është arritur marrëveshje me sindikatën e arsimit që ta ndërpres grevën dhe nga e hëna të fillojë mësimi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …