Ish-komandanti i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, gjeneral Sylejman Selimi viziton Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në

Ish-komandanti i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, gjenerallejtënant, Sylejman Selimi viziton Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në

Ish-komandanti i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi, ka vizituar sot Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, ku u prit nga zëvendësministri Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama. Në pritje merrnin pjesë edhe sekretari i Përgjithshëm, Shkëlzen Sylaj, gjeneral majori Gëzim Hazrolli, gjeneral brigade Nazmi Brahimaj, Faruk Geci, drejtor i Politikave dhe Planeve, etj. Me këtë rast, zëvendësministri Ramadani, i ka uruar lirimin nga burgu Sylejman Selimit, duke i dëshiruar shëndet dhe qëndrim të këndshëm në mesin familjar, shokëve dhe miqve. Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama e ka njoftuar zotin Selimi, me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, si dhe tranzicionin e saj në ushtri të Kosovës, dhe themelimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Nga ana e tij, ish-komandanti i FSK-së, gjeneral Sylejman Selimi, ka përgëzuar stafin e saj, për formimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …