Zëvendëskryeministri Limaj, ka pritur sot në një takim, komandantin e KFOR-it, gjeneral major, Lorenzo D’Addario

Zëvendëskryeministri Limaj, ka pritur sot në një takim, komandantin e KFOR-it, gjeneral major, Lorenzo D’Addario

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur sot në një takim, komandantin e KFOR-it, gjeneral major, Lorenzo D’Addario. Në takim Limaj dhe D’Addario, kanë biseduar për zhvillimet politike në Kosovë si dhe për aspektin e sigurisë në vend. Limaj, falënderoi komandantin e KFOR-it, për kontributin e dhënë dhe për gatishmërinë e treguar që forcat paqeruajtëse të NATO-s t’i ndihmojnë strukturave të sigurisë vendëse.  Në cilësinë e bashkëkryesuesit të Delegacionit Shtetëror, Limaj e ka njoftuar ushtarakun italian për finalizimin e Platformës për dialogun me Serbinë.  “Platforma është një dokument shumë përmbajtjesor që orienton dialogun që do të zhvillohet në Bruksel dhe përcakton pozicionin e shtetit të Kosovës në këtë proces”, ka deklaruar Limaj. Komandanti i KFOR-it, Gjeneral major, Lorenzo D’Addario, siguroi zv.kryeministrin Limaj se KFOR-i është i gatshëm të ofrojë siguri për gjithë qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku - marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku – marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, sot kanë vizituar Komunën …