MPMS-ja hapi programin e subvencionimit në pagë dhe trajnim në punë për vitin 2019, për punëkërkuesit e regjistruar…

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), shpall të hapur programin e subvencionimit në pagë dhe trajnim në punë për vitin 2019, për punëkërkuesit e regjistruar në Zyrat e Punësimit në të gjitha komunat e Kosovës. Sipas MPMS-së, nëpërmjet programit të subvencionimit në pagë dhe trajnimit në punë do të mbështeten mbi 500 punëkërkues të papunë, me fokus personat e riatdhesuar.

Krijimi i mundësive për punësim për punëkërkuesit në Kosovë duke subvencionuar punëdhënësit të cilët janë të gatshëm t’i punësojnë ata në periudha afatgjata si dhe ofrimi i mundësisë së trajnimit për punëkërkuesit e papunësuar që kanë nivel të ulët arsimor dhe nuk kanë përvojë të mëparshme të punës janë objektivat e këtyre dy skemave. Afati i aplikimit është i hapur nga data 14 deri 28 shkurt 2019. Ftojmë punëkërkuesit që të vizitojnë Zyrat e Punësimit për më shumë informacione rreth procedurave të aplikimit, apo të vizitojnë faqet  www.mpms.rks-gov.net  dhe  http://aprk.rks-gov.net, ku edhe mund të shkarkohen formularët e aplikimit, të cilët duhet të dorezohen pranë Zyrës së Punësimit në komunën tuaj”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …