Universiteti i Prishtinës

Sot shënohet 49-vjetori i themelimit të universitetit më madh në Kosovë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

Sot shënohet 49-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Universiteti i Prishtinës është universiteti më i madh në Kosovë dhe njëri nga më të mëdhenjtë në rajon. UP është anëtar i Shoqatës së Universiteteve Evropiane dhe ka bashkëpunim me universitete dhe institucione perëndimore evropiane dhe amerikane. Ky universitet u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Kosovës më 18 nëntor 1969. Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës. 

Kontrolloni gjithashtu

Të dyshuar për krime lufte, përfshirë Millun Milenkoviç, merren në pyetje nga Prokuroria Speciale

Disa persona të dyshuar për krime lufte janë sjellë sot në ambientet e Prokurorisë Speciale …