leoni

Zëvendëskryeministri Limaj, ka pritur në takim njohës ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar

Zëvendëskryeministri Limaj, ka pritur në takim njohës ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në takim njohës ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar. Limaj ka bërë me dije se në këtë takim kanë biseduar për zhvillimet politike në vend. “Sot pata kënaqësinë ta prisja në një takim njohës ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar, të cilin e urova për detyrën e re. Biseduam për zhvillimet aktuale politike në vend me theks të veçantë për dialogun Kosovë- Serbi. Ambasadorin e njoftova me angazhimet e Delegacionit Shtetëror për Bisedimet me Serbinë si dhe procedimin në Kuvend të platformës për dialog me Serbinë. Ambasadori turk ofroi përkrahjen e Turqisë për Delegacionin Shtetëror. Diskutuam edhe për mundësinë e dinamizimit të aktiviteteve  sidomos në aspektin ekonomik mes dy vendeve. E falënderova ambasadorin për ndihmën e vazhdueshme që Turqia ka dhënë për Kosovën në vazhdimësi, e ne veçanti për ndihmën në konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …