leoni

Hoxha: Delegacioni i Lartë i Parlamentit Evropian e vlerëson përkushtimin e Kosovës në procesin integrues

Hoxha: Delegacioni i Lartë i Parlamentit Evropian e vlerëson përkushtimin e Kosovës në procesin integrues

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në takimin e Delegacionit të Lartë të Parlamentit Evropian, të cilit i printe David McAllister, ku u vlerësuan procesi integrues dhe marrëdhëniet e Kosovës me BE-në. “Takimi me Delegacionin e lartë të eurodeputetëve ishte rast  për vlerësimin e proceseve integruese dhe marrëdhënieve tona me BE-në. Eurodeputetët mirëpritën miratimin e legjislacionit të paraparë për procesin integrues, ligjet nga Agjenda Evropiane të Reformave dhe MSA-së. Ne kemi dhënë argumente të vazhdueshme për përkushtimin tonë në fuqizimin e sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si rrugë e jona pa alternativë. Përkrahja më e vendosur në ndërtimin e institucioneve tona demokratike, ishte zotim i cili u dha në këtë takim tejet të mirëseardhur pas vonesave nga Këshilli i Ministrave për liberalizimin e vizave. Presim të vlerësohet përkushtimi ynë në procesin integrues”, ka thënë Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …