Hashim Thaci

Kryetari, Hashim Thaçi, ndihet tejet i entuziazmuar dhe impresionuar me letrat e Trumpit dhe të Bidenit

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi duke folur për letrat që ka pranuar nga kryetari amerika,  Donald Trump  ish-zëvendëspresidenti, Joe Biden, ka konstatuar se këto  letra janë në mbështetje të Kosovës dhe vetë atij. “Dëshiroj të falënderoj presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për letrat inkurajuese dhe zotimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të mbështesë fuqizimin e Kosovës, konsolidimin e brendshëm dhe atë të jashtëm, përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të qëndrojnë afër shtetit të Kosovës, në mbështetje të perspektivës euroatlantike, në mbështetje të qytetarëve të Kosovës, gjithashtu, edhe të perspektivës së ardhshme të vendit tonë. Ai ka shprehur falënderimin e tij edhe për ish-zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për letrën e tij përkrahëse për të arriturat në Kosovë dhe besimin që ka treguar në shtetin e Kosovës, por edhe në orientimin perëndimor të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …