Valon Murati thotë se vazhdoj të habitem se sa energji ka kundër bashkimit të shqiptarëve në një shtet, ndër shqiptarët

Murati: Dobësimi i BE-së dhe destruktiviteti i Beogradit, i hapin rrugë përfshirjes se SHBA-ve në dialog

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, e ka vlerësuar se dobësimi i brendshëm i BE-së, destruktiviteti i vazhdueshëm i Beogradit, vendosja e taksës nga ana e Kosovës si masë reciprociteti e Platforma për bisedime, po çojnë drejt kolapsit të bisedimeve në formatin e tanishëm. E krejt këto veprime, Murati po i sheh si shtrim i rrugës për përfshirjen e drejtpërdrejtë të SHBA-së në dialog. “Dialogut të tejzgjatur a pa farë rezultati konkret të Brukselit, ku është folur vetëm për Kosovën dhe pozitën e serbëve në të, si duket po i vjen fundi. Të gjitha indikacionet janë se po krijohen kushtet që SHBA-ja ose të përfshihen më aktivisht ose edhe ta marrin rolin prijës në procesin e dialogut Kosovë-Serbi”, ka shkruar Murati. Ai ka deklaruar, se nuk janë të rastësishme vizitat e zyrtarëve të lartë amerikanë në Prishtinë, deklarimet e tyre për domosdonë e një marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë e deri tek përfshirja përmes letrave e deklaratave edhe e Trumpit e Sekretarit të Shtetit Pompeo. “Kjo përfshirje e amerikanëve dhe zgjidhjet që mund të vijnë, duhen shikuar edhe nën prizmin e përpjekjeve amerikane për të ndalur depërtimin çdo herë e më të hapur të interesave ruse në rajonin e Ballkanit”, është shprehur kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …