Pas takimit me kryetaren Jahjaga, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi theksoi se gjatë takimit të sotëm për Ramush Haradinajn nuk ishte shqetësim demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, por rrëzimi i Qeverisë. Ai ka thënë se kryetarit të AAK-së i është propozuar që të marrë pjesë në seanca të përbashkëta ku do të trajtohej çështja e kufirit me Malin e Zi. “Ne kemi propozuar që AAK të marrë pjesë në seanca të përbashkëta dhe në komisionin ndërkombëtar për demarkacionin”, ka thënë zëvendëskryeministri, Thaçi. Ai ka shtuar se në këtë takim nuk është biseduar për çështjen e zgjedhjes së kryetarit të Republikës pasi që ajo është e rregulluar me Kushtetutë.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova në udhëkryq politik: mes pazareve të vonuara dhe një krize të paralajmëruar
Kosova po përballet me një tjetër provë të rëndë politike, mes mungesës së kompromisit dhe …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
