leoni

Frashër Krasniqi: Është koha që taksa ndaj produkteve të Serbisë të negociohet, ajo e ka arritur efektin e saj

Frashër Krasniqi: LDK e Vetëvendosje janë subjekte vajtuese që nuk kanë asnjë vizion si të ecet përpara

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë subjekte vajtuese që nuk kanë asnjë vizion si të ecet përpara. “Sikur PSD-ja të rrinte duke vajtuar sikur LDK-ja e Vetëvendosje atëherë ne do të kishim Hashim Thaçin fikall vetë në dialog me Serbinë”, ka thënë ai duke shtuar se PSD-ja e bëri faktor Kuvendin e Kosovës në dialogun me Serbinë, duke bërë që të ketë Platformë dhe Ligj. Krasniqi ka deklaruar se duhet të lihen inatet personale kur është në pyetje dialogu me Serbinë. “Kur inati i përshkon edhe temat si dialogu me Serbinë, atëherë po cenohet interesi shtetëror. LDK dhe Vetëvendosje nuk kane qëndrim parimor për dialogun, thonë: s’po na pëlqen se atë po e udhëheqë final fisteku”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i ndërhyri 80 herë nga ajri për shuarjen e zjarreve në disa komuna të Kosovës

KFOR-i ka njoftuar se gjatë javëve të fundit ka dhënë ndihmë të konsiderueshme në shuarjen …