Del Ponte lavdëron Rusinë dhe forcat qeveritare të Bashar Assadit

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Karla del Ponte ka mbështetur dhe ka lavdëruar sulmet ruse në Siri kundër opozitës, kundër popullatës civile dhe forcave të tjera antiassadiste. Duke fshehur faktet se Rusia sulmet në Siri i ka ndërmarrë kryesisht dhe krejtësisht kundër forcave kryengritëse, Del Ponte vihet në anën e xhelatit dhe diktatorit sirian, Bashar Assad, i cili në luftën pesëvjeçare kundër shumicës sunite ka vrarë së paku 300.000 sirianë dhe ka dëbuar nga vendi më shumë se dhjetë milionë të tjerë. Ajo ka kërkuar që në bisedimet për Sirinë të përfshihet edhe kryekrimineli, Assad. Përkrahja që del Ponte iu jep regjimeve kriminale e despotike tregon më së miri fytyrën e saj të vërtetë, karakterin dhe urrejtjen e saj patologjike kundër forcave  progresive kudo në botë. (Al Xhazira)

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, iu ka drejtuar një letër zyrtarëve civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të FSK-së

Ejup Maqedonci: Deri më tani në Kosovë nuk është lëshuar asnjë leje për prodhimin e dronëve luftarakë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se deri më tani në Kosovë …