Kryetari Thaçi: Populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet e viktimave në Zelandën e Re

Kryetari Thaçi: Populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet e viktimave në Zelandën e Re

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar pas sulmit terrorist në Zelandën e Re ku mbetën 40 persona të vrarë dhe u plagosën 20 të tjerë. Ai ka thënë së populli dhe shteti i Kosovës e ndanë dhembjen më familjet e viktimave por edhe shtetin mik të Zelandës së Re. “Republika e Kosovës e dënon ashpër aktin terrorist në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku u vrarë 40 persona dhe u plagosën 20 të tjerë. Në këto momente të rënda, populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet e viktimave dhe shtetin mik të Zelandës së Re. Aktet e tilla dëshmojnë për domosdoshmërinë e vazhdimit të luftës kundër çdo forme të ekstremizmit dhe terrorizmit në botë”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …