Legjitimitetin e humbur koalicioni aktual qeverisës nuk mund të rikthejë përmes tavolinës së bisedimeve sikur ajo 8 shkurtit, por vetëm me zgjedhje të lira e demokratike. Sa më shpejt që ky koalicion aktual ta kuptoj këtë, aq më shpejt vendi do të dal nga kriza aktuale. Për gjashtë muaj patëm shumë zhvillime, burgosje të deputetëve dhe protestuesve, bastisje të zyrave të partive, shtypje të opozitës, skena këto të paparë në botën demokratike dhe në fund vendimi i gjykatës kushtetuese, të gjitha këto nuk mund të tejkalohen e as të hidhen, e të fillojmë të bëhemi sikur nuk ka ndodh asgjë. Përgjegjësit duhet të japin llogari për shkeljen e kushtetutës, ka thënë kryetari i Nismës, Fatmir Liman në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Ben-Meir: Kosova të mos presë ndryshime nga lart – tani është momenti për të thelluar lidhjet me SHBA-në
Studiuesi dhe eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Alon Ben-Meir, ka bërë thirrje publike që Kosova të …