Reagim i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike ndaj portalit “Pa rrotlla” dhe” Blic”

Lidhur me lajmin e publikuar në portalin “Pa rrotlla” dhe” Blic”, me titull Skandal në shkollën e Policisë në Vushtrri, njoftojmë opinionin se “Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dje ka filluar trajnimi bazik për integrimin, e pjesëtarëve serbë të ashtuquajtur “Mbrojtja Civile”, në Institucionet e Republikës së Kosovës.  Ashtu siç është paraparë me plan program edhe ka filluar trajnimi i pjesëtarëve serbë të ashtuquajtur “Mbrojtja Civile”, dhe nuk ka pasur asnjë kërkesë lidhur me heqjen e simboleve të Republikës së Kosovës.  Edhe në praktikat e deri tashme në klasat dhe sallat ku mbahet mësimi dhe trajnimet e ndryshme nuk është rregull të ketë çfarëdo simboli”, thuhet në reagimin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, në Vushtrri.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, iu ka drejtuar një letër zyrtarëve civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të FSK-së

Ejup Maqedonci: Deri më tani në Kosovë nuk është lëshuar asnjë leje për prodhimin e dronëve luftarakë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se deri më tani në Kosovë …