Selimi: Zgjedhja e vetme për tejkalimin e krizës politike janë zgjedhjet e reja parlamentare

Zgjedhja e  vetme për tejkalimin e krizës politike në vend  janë zgjedhjet e reja parlamentare, ka deklaruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i cili ka rikonfirmuar se opozita është e bashkuar për zgjedhje. “Jemi të bashkuar si opozitë për zgjedhje të reja, por si do të shkojmë në zgjedhje si opozitë është herët të flasim. Ai ka shtuar se koha e VLAN-it ka treguar se kush tradhton dhe kush jo, dhe sipas tij, ata që tradhtuan tashmë janë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. Opozita kundërshton zgjedhjen e Hashim Thaçit kryetar  dhe, sipas tij, një seancë e tillë pa opozitën është jolegjitime.  Mirëpo zgjedhja e Thaçit varet nga deputetët e LDK-së, ka saktësuar Rexhep Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Pushimi dimëror i Speciales, ndërkohë që drejtësia mbetet në vendnumëro

Gjykata Speciale në Hag ka hyrë në pushimin dimëror nga kjo e hënë, duke pezulluar …