leoni

Smajl: Latifi: Qeveria është duke funksionuar dhe nuk ka arsye për zgjedhje të parakohshme apo për qeveri gjithëpërfshirëse

Latifi: Qeveria po funksionon dhe nuk ka arsye për zgjedhje të parakohshme apo për qeveri gjithëpërfshirëse

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi, ka vlerësuar se Kosova asnjëherë nuk ka qenë më e fuqishme në aspektin politik sesa që është aktualisht. Ai ka thënë se Qeveria është duke funksionuar dhe nuk ka arsye për zgjedhje të parakohshme apo për qeveri gjithëpërfshirëse. Madje, sipas tij, zgjedhjet parlamentare do të mbahen në vitin 2021. Latifi thotë se taksa nuk do ta rrezikojë aleancën Kosovë – ShBA.  Në këtë kontekst, ai ka theksuar se kryeministri Haradinaj më përpara është i gatshëm të japë dorëheqje sesa t’i dëmtojë marrëdhëniet me Amerikën.  Sa i përket vazhdimit të dialogut Kosovë – Serbi, ai ka thënë se presioni ndërkombëtar duhet të përqendrohet në adresë të Serbisë

Kontrolloni gjithashtu

Dështimi i dhjetë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të dhjetën herë radhazi, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të përmbyllë seancën konstituive, e …