Xhevdet Qeriqi

Xhevdet Qeriqi: Fryrja e listave ndodhi pas miratimit të ligjit për veteranët dhe këtë e kanë shfrytëzuar persona të caktuar,

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi thotë se secili që e shkelë ligjin duhet të vihet para institucioneve të drejtësisë, dhe të marrë dënimin e merituar. Këto ditë  është raportuar se disa persona kundërligjshëm kanë falsifikuar statusin e veteranit të UÇK-së, me qëllim të përfitimit të pensionit, të cilin e garanton ligji për veteranët e Luftës të UÇK-së. Natyrisht, mendoj se secili që e shkel ligjin duhet të  vihet para institucioneve të drejtësisë, dhe të marrë dënimin në bazë të ligjeve në fuqi. Fryrja e listave ka ndodhur pas miratimit të ligjit për këtë kategori, dhe këtë e kanë shfrytëzuar persona të caktuar, ka thënë Xhevdet Qeriqi.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami sfidon Albin Kurtin: Në vend që të akuzojë opozitën për Radoiçiqin, le të tregojë si e la të ikte

Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kundërshtuar ashpër akuzat e kryeministrit Albin Kurti dhe Vetëvendosjes, …