Haradinaj i ‘kundërvihet’ Ymerit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka quajtur të parëndësishme deklaratat e kreut të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i cili kishte thënë se pjesëmarrja  e Haradinajt në takimin e thirrur nga Jahjaga ka qenë i dëmshëm. “Për mua janë të parëndësishme deklarimet e zotit Ymeri apo të kolegëve të tij, për shkak se unë përfaqësoj qytetarë dhe një kauzë që është e të gjithë qytetarëve. Ne do ta vazhdojmë këtë kundërshtim fuqishëm, sepse këtë e bëjmë për Kosovën, së bashku, gjithsesi”, citohet të ketë deklaruar Haradinaj. Ai ka thënë se zgjidhja e vetme për krizën politike në Kosovë janë zgjedhjet e parakohshme, së bashku me zgjedhjen e presidentit me votë të drejtpërdrejtë.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …