Në Gjykatën Supreme në Shkup, ka vazhduar procesi gjyqësor kundër pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës. Gjatë fjalës së tij para trupit gjykues, i akuzuari Rufki Dogani ka bërë të ditur se Mirsad Ndrecaj, Beg Rizaj, Valon Kabashi dhe Samit Kastrioti janë vrarë pas ndërprerjes së luftimeve. I akuzuari Rufki Dogani shtoi më tutje se vrasja e tyre, është bprp për qëllime politike dhe për ta fshehur të vërtetën që qëndron pas luftimeve në “Lagjen e trimave”, në Kumanovë më 9 e 10 maj të vitit të kaluar. Deklarata e tij u konfirmua edhe nga avokati mbrojtes, Mefail Asllani. Seanca gjyqësore ndaj pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës është zhvilluar nën masa të jashtëzakonshme të sigurisë. Mbajtja e seancës në Gjykatën Supreme në Shkup është shoqruar me fluturime të helikopterëve mbi këtë qytet.
Kontrolloni gjithashtu
Partia Vetëvendosje ka shpenzuar mjete dukshëm më shumë se sa PDK, LDK dhe AAK marrë së bashku
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit të fundit të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
