Pal Lekaj

Pal Lekaj: Është i padrejtë orkestrimi për punësimet partiake drejt Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës

Ministri i Infrastrukturës, njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se debati për punësimet partiake po bëhet për shkak të rritjes së AAK-së. Ai thotë se opozita që po kritikon nepotizmin dhe po harron që për 10 vite qeveria ka qenë familje e tyre.  Lekaj ka thekson se “70 mijë të punësuar janë në shtet dhe nuk është bërë nami që ata kanë ardhur në Qeveri prej 17 muajsh”. “Kjo është e orkestruar. Meqë Aleanca ka një rritje solide sa u përket sondazheve që kemi, e kanë orkestruar sulmin në këtë drejtim”, tha ai. Nënkryetar i AAK-së, ka thënë se fokusi në këtë çështje duhet të vendoset nëse ka shkelje procedurale dhe nëse vendimmarrësit kanë pranuar familjarë në punë. “Është i padrejtë ky orkestrim drejt Aleancës”, ka thënë ndër të tjera Pal Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …