Vuçiq mbledh qeverinë për të biseduar për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë

Aleksandër Vuçiq thotë se shkaku i 24 marsit 1999 Serbia nuk do aspirojë asnjëherë anëtarësimin në NATO

Teksa në Kosovë 20 vjetori i bombardimeve të NATO-s u prit me falënderime e përulje, në Serbi mbretëroi një atmosferë krejtë ndryshe. Para rreth 20 mijë personave të mbledhur në Nish për shënimin e kësaj ngjarjeje që në Serbi konsiderohet tragjedi,  foli kryetari serb Vuçiq. Me tone nacionaliste, ai tha se askush nuk do ta lejojë askënd të shkelë mbi lirinë dhe pavarësinë e Serbisë. Sipas tij, në ato momente të vështira, askush nuk i qëndroi pranë shtetit serb. Siç u shpreh Vuçiq, Serbia u konfrontua me aleancën më të fortë ushtarake, me një aleancë të pasur dhe të fuqishme, me 22 tonë të bombave që sipas tij kishin vetëm një qëllim: mposhtjen e Serbisë, shkatërrimin e saj dhe marrjen e territorit për t’ia dhënë dikujt tjetër. Ai ripërsëriti edhe njëherë se shkaku i ngjarjeve të 24 marsit, Serbia do të qëndrojë neutrale dhe nuk do aspirojë asnjëherë anëtarësimin në NATO.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Pas raportit të paraqitur nga drejtori i AKI-së, konstatojmë që gjendja e sigurisë është në nivelin e duhur

Ganimete Musliu: GËRVALLA DUHET TË SHKARKOHET

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar shkarkimin e ministres së Drejtësisë, …