Posta e Kosovës e lëshon pullën postare: Heronjtë Idriz Seferi, Shaban Polluzha, Marie Shllaku dhe Ismail Thaqi

Posta e Kosovës e lëshon pullën postare me titullin: “Heronjtë Idriz Seferi, Shaban Polluzha, Marie Shllaku dhe Ismail Thaqi”

Posta e Kosovës sot ka lëshuar në qarkullim emisionin e pullave postare me titull “Heronjtë: Idriz Seferi, Shaban Polluzha, Marie Shllaku dhe Ismail (Imer) Thaqi”, për nderim të veprës së tyre heroike për çlirimin e atdheut. Sipas njoftimit për media, në Kuvendin e Kosovës, kryeparlamentari Kadri Veseli, priti në zyrën e tij një delegacion të Postës së Kosovës, kryeshefin ekzekutiv Sejdi Hoxha me bashkëpunëtorët e tij, si dhe përfaqësues të familjeve Seferi, Polluzha dhe Thaqi, të cilëve iu dhuroi pullat e para postare si dhe nga një pullë postare të punuara në bronz. Veseli ka thënë se historinë duhet treguar gjeneratave të reja. Kryeshefi Sejdi Hoxha ka deklaruar se veprat e heronjëve kanë qenë udhrrëfyese për të gjitha gjeratat. Në njoftim thuhet se përfaqësuesit e familjeve u ndien të nderuar me vlerësimin e lartë që iu bënë nga Institucionet e Republikës së Kosovës, Kuvendi dhe Posta e Kosovës që po i përjetësojnë heronjtë e kombit edhe në pulla postare, në nderim të veprave dhe kontributeve të tyre për liri.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …