Lorenzo D'Addario: Kosova është e sigurt dhe nuk ka vend për frikë e as asnjë element që mund të ketë ndonjë incident

Lorenzo D’Addario: Kosova është e sigurt dhe nuk ka vend për frikë e as asnjë element që mund të ketë ndonjë incident

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneral-major Lorenzo D’Addario, ka thënë se Kosova është vend i sigurt dhe nuk ka vend për frikë po as asnjë element që tregon se mund të ketë ndonjë incident. Ai ka thënë se KFOR-i mban vazhdimisht marrëdhënie të mira me institucionet në Kosovë si dhe me Forcat e Armatosura të Serbisë, në mënyrë që të parandalohen ngjarjet e papritura që mund të jenë të dëmshme për Kosovën dhe Serbinë. Gjeneral-major Lorenzo D’Addario, ka folur edhe marrëveshjen e Brukselit, marrëveshje kjo e cila mundëson hyrjen e forcave speciale të Kosovës në veri vetëm me miratimin e autoriteteve lokale ose me lejen e kryetarit të pjesës veriore. Sipas tij, KFOR-i ka respektuar të gjitha marrëveshjet ekzistuese, por gjeneral-major Lorenzo D’Addario, ka thënë se për këtë çështje është e rëndësishme që të gjithë të kuptojnë se, Kosova ka Policinë e saj dhe Ushtrinë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …