leoni

Shemsi Syla: Vendi po zbrazet derisa Qeveria po merret me sistemimin e militantëve partiakë në institucionet shtetërore

Syla: Vendi po zbrazet derisa Qeveria po merret me sistemimin e militantëve partiakë në institucionet shtetërore

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shemsi Syla, përmes një postimi në rrjetin social, ka thënë se vendi po zbrazet derisa Qeveria po merret me sistemimin e militantëve partiakë në institucionet shtetërore. Sipas tij, Kosova i ka hapur derën injorantëve dhe mashtruesve, duke krijuar një kategori njerëzish si “derra të kënaqur” të korrupsionit e të konformizmit, kurse mësuesit dhe edukatorët e kombit, intelektualët dhe njerëzit e dijes e të shkencës, sipas tij, janë bërë shtresë e njerëzve të përvuajtur e të pashpresë. Syla ndër të tjera ka thënë se korrupsioni e krimi i organizuar po bëhen mënyrë jetese, ndërkaq e mashtrimet e gënjeshtrat po bëhen fjalor i përditshëm i liderëve politikë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …