Besim M. Zymberi: Përgjegjësia për Masakrën e Tivarit, është mbi Jugosllavinë e Serbinë dhe jo mbi Shqipërinë

Besim M. Zymberi: Përgjegjësia për Masakrën e Tivarit, është mbi Jugosllavinë e Serbinë dhe jo mbi Shqipërinë

Masakrën e Tivarit, e projektoi dhe e ekzekutoi Jugosllavia-Serbia, me idenë e tandemit monstruoz Tito-Rankoviq. Masakra e Tivarit, u krye në territorin e Jugosllavisë dhe jo në atë të Shqipërisë! Përgjegjësia për Masakrën e Tivarit, është mbi Jugosllavinë e Serbinë dhe jo mbi Shqipërinë! Edhe sot shohim synime që për krimet e Serbisë në Kosovë, në vitet 1998-99, të akuzohet UÇK-ja e jo Serbia.

 

Po bëhen 30 vjet qëkur nga akademikë shqiptarë në të dy anët e kufirit, nga doktorë shkencash në dy anët e kufirit, nga gazetarë, medie, portale e publicistë në të dy anët e kufirit, Shqipëria-paturpësisht dhe padrejtësisht akuzohet për ekzekutim të Masakrës së Tivarit!? Nëse një ditë Kosova do ta akuzojë Jugosllavinë-Serbinë për ekzekutim të Masakrës së Tivarit-si Krim Gjenocidi kundër Shqiptarëve, Serbia do ta ketë shumë lehtë të mbrohet: do t’i përdorë mediet shqiptare, doktorët e akademikët shqiptarë dhe publicistët shqiptarë, të cilët, paturpësisht dhe krejt pacipshmërisht, për shkaqe misionare antikombëtare, si dhe për shkaqe egoje e hakmarrjeje, arritën të krijojnë një pëprcepcion të tmerrshëm dhe krejt deformues: zhvendosjen e përgjegjësisë, nga Jugosllavia-Serbia, në Shqipëri!? Edhe sot, kur shënohet përvjetori i masakrës së Tivarit, portalet e disa medie, vunë në ballina lajmin për kinse “vrasjen e mijëra shqiptarëve të Kosovës nga Shqipëria, përkatësisht, udhëheqës të kohës…”!? Ky është një krim i pafalshëm! Masakrën e Tivarit, e projektoi dhe e ekzekutoi Jugosllavia-Serbia, me idenë e tandemit monstruoz Tito-Rankoviq. Masakra e Tivarit, u krye në territorin e Jugosllavisë dhe jo në atë të Shqipërisë! Përgjegjësia për Masakrën e Tivarit, është mbi Jugosllavinë e Serbinë dhe jo mbi Shqipërinë! Nuk e di a është rastësi: edhe sot shohim synime që për krimet e Serbisë në Kosovë, në vitet 1998-99, të akuzohet UÇK-ja e jo Serbia. Madje, ka pasur edhe efekte të dukshme në këtë drejtim! I fundit efekt i tmerrshëm është-krijimi i Gjykatës Speciale për Kosovën!

Kontrolloni gjithashtu

Nuk është e lehtë të thuash lamtumirë. Nuk është e lehtë të shkruash ngushëllime për një bashkëveprimtar, koleg, mik e mësues të dalluar, i cili tërë jetën ia kushtoi gjuhës shqipe, kulturës kombëtare dhe Atdheut. Mustafë Krasniqi ishte një nga ata njerëz që nuk e shihnin veprimtarinë atdhetare si një detyrë të çastit, por si një mision të përjetshëm. Ai punoi dhe veproi me një qëllim të qartë: që gjuha shqipe të ruhej, të kultivohej dhe t’u përcillej brezave të rinj; që kultura jonë të mbijetonte e të forcohej larg vendlindjes; dhe që shqiptarët t’i shihte të bashkuar rreth vlerave tona kombëtare, në hijen e flamurit kuqezi. Mustafa ishte edhe poet. Ai e deshi Atdheun me gjithë qenien e tij dhe këtë dashuri e shprehu në vargje, në këngë, në fjalë dhe në veprimtarinë e tij të përditshme. Jam i bindur se, po të kishte pasur mundësinë, do të kishte shkruar ende shumë për Kosovën, për tërësinë e Shqipërisë, për gjuhën, kombin dhe flamurin. Do të kishte vazhduar të ëndërronte për një të ardhme më të mirë dhe për realizimin e ëndrrave të dëshmorëve të kombit. Ai ishte një njeri i palodhur, plot ide, i gatshëm për bashkëpunim dhe me një vullnet të jashtëzakonshëm për të kontribuar. Ishte një bashkëveprimtar që gjithmonë sillte energji, përkushtim dhe besim se edhe përballë vështirësive mund të bëhej më shumë për gjuhën dhe arsimin shqip. Në rrugëtimin tonë të përbashkët patëm mundësinë të ndërmarrim shumë nisma. Nismat që i ndërmorëm, së bashku, kishin një qëllim të përbashkët: ta forconim gjuhën shqipe, ta ruanim identitetin kombëtar dhe t’ua përcillnim brezave të rinj dashurinë për gjuhën, për kulturën dhe për Atdheun. Pikërisht në këtë mision, Mustafa dha një pjesë të madhe të vetes. Ai dha shumë dhe nuk kërkoi asgjë në këmbim. I dha Atdheut kohën, dijen, energjinë, fjalën, vargun dhe, mbi të gjitha, dashurinë e tij të pakushtëzuar. Sot, kur po i themi lamtumirë, dhimbja është e madhe edhe për faktin se e dimë se ai kishte ende shumë për të thënë dhe shumë për të bërë. Njeriu që këndoi aq shumë për flamurin, gjuhën, kombin, Kosovën dhe Shqipërinë, sot na mbetet në kujtim përmes fjalës së tij, vargjeve të tij, këngës së tij, punës së tij dhe gjurmës së pashlyeshme që la te njerëzit me të cilët bashkëpunoi. Mustafa nuk do të jetë më fizikisht mes nesh, por do të vazhdojë të jetë i pranishëm në kujtimet tona, në veprën e tij, në vargjet që la pas dhe në rrugën e arsimit shqip, së cilës iu përkushtua me gjithë qenien e tij. I përjetshëm qoftë kujtimi për mësuesin, poetin, kolegun, mikun dhe veprimtarin e palodhur të arsimit shqip, Mustafë Krasniqi!

Prof. dr. Vaxhid Sejdiu: Në kujtim për bashkëveprimtarin, kolegun, mësuesin dhe pishtarin e arsimit të gjuhës shqipe – Mustafë Krasniqi

Nuk është e lehtë të thuash lamtumirë. Nuk është e lehtë të shkruash ngushëllime për …