Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë 37 mjete të blinduara

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë 37 mjete të blinduara

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë 37 mjete të blinduara pritave apo kurtheve të minuara, që do të përdoren tashmë nga strukturat ushtarake, si pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO-s. Në ceremoninë e dorëzimit të mjeteve të blinduara, të markës “InternationalMaxxPro MRAP” (Mine Resistant Ambush Protected), mori pjesë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara, LeylaMoses-Ones, si dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Gjeneral Brigade, Bardhyl Kollçaku. E ngarkuara me punë e SHBA-ve në vendin tonë, LeylaMoses-Ones vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon, dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes e konsiderojnë jo vetëm në favor të Shqipërisë, por edhe të aleancës. 37 mjetet e blinduara janë pjesë e paketës së ndihmës së Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Forcat tona të Armatosura. Mjetet e mbrojtura dhe rezistente ndaj pritave dhe kurtheve të minuara kanë një ekuipazh prej 3-7 ushtarakësh.

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …