leoni

Rreth 40 ushtarë të KFOR-it dhe pjesëtarë të Ushtrisë së Shqipërisë, kanë parakaluar në pjesën veriore të Mitrovicës

Rreth 40 ushtarë të KFOR-it dhe pjesëtarë të Ushtrisë së Shqipërisë, kanë parakaluar në pjesën veriore të Mitrovicës

Rreth dyzet  ushtarë të KFOR-it në mesin e tyre edhe pjesëtarë të Ushtrisë së Shqipërisë, kanë shëtitur sot nëpër rrugët kryesore në pjesën veriore të Mitrovicës, shkruan e përditshmja serbe Blic, e cila konstaton se shfaqja  e ushtarëve shqiptarë në uniformë ka shkaktuar shqetësim në veri të Mitrovicës, Ushtarët janë parë duke vizituar urën kryesore të Ibrit, e më pas janë parë edhe në shëtitoren e pjesës veriore në Mitrovicë. Ata së bashku me trupat tjera të KFOR-it kanë qëndruar më shumë se një orë. “Në mesin e pjesëtarëve të KFOR-it ka pasur shumë ushtarët shqiptarë në uniforma. Kanë pasur gradat e oficerëve. Deri më tani nuk ka ndodhur kurrë diçka e tillë. Në rrugën që është shëtitorja kryesore gjenden dhjetëra kafiteri, e prezenca e oficerëve shqiptarë ka shkaktuar shqetësim”, ka deklaruar një burim i të përditshmes serbe Blic. Sipas Blicit serb në përbërjen e KFOR-it në veri të Mitrovicës, planifikohet të jenë 300 ushtarë nga Shqipëria.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …