Ramosaj

Telegrami i Nismës Socialdemokrate dhe kryetarit të Degës në Deçan, Shkodran Imeraj, me rastin e vdekjes së Fetnete Ramosajt

E nderuar Familje Ramosaj,

Me pikëllim të thellë e kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta, të bijës tuaj, pjesëtares së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktivistes e veprimtares se shquar Fetnete Ramosaj, prandaj në emër të kryetarit të degës Dr. Shkodran Imeraj dhe në emër të strukturave të Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, pranoni ngushëllimet tona me të sinqerta.

Vdekja e Fetnetes, është një humbje e madhe për ju si familje dhe gjithë trevën e Deçanit në veçanti dhe popullin shqiptar në përgjithësi.

Fetnetja, do të kujtohet si veprimtare e ilegales, pastaj e dekadës se viteve ’90 të shekullit XX, me pas si luftëtare e reportere e luftës, dhe pas përfundimit të luftës si pjesëtare e Trupave të Mbrojtjes të Kosovës dhe gjurmuese, shkruese e argumentuese e gjenocidit serb në Kosovë.

Veprat e Ramosajt, do të mbesin përherë dëshmi e qartë dhe argumentuese për brezat që do të vinë se sa e vështirë ishte rruga për liri, pavarësi dhe çlirim të Kosovës.

E nderuar Familje Ramosaj,

Duke ju shprehur ngushëllimet tona me të sinqerta, ju lutemi pranoni që të ndajmë dhembjen me juve.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …