Masakra e Lybeniqit

Shkodran Imeraj: 20-vjet nga Masakra e Tretë ndaj banorëve të Lybeniqit

Sot u mbushën plotë 20 vjet që kur me 7 prill të vitit 1999, forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe kryen masakrën e tretë ndaj banorëve të fshatit Lybeniq (dukë vrarë nëntë banorë), masakër kjo e kryer në bjeshkën e Lybeniqit.

Pas masakrës që forcat serbe kryen ndaj banorëve të Lybeniqit me 1 prill 1999, një pjesë e banorëve të fshatit u strehua në bjeshkën e fshatit. Forcat serbe duke mos kursyer asgjë, prapë me 7 prill 1999 ndërmorën aksionin tjetër ku në bjeshkën e Lybeniqit sulmuan banorët e strehuar aty, dhe me këtë rast mbetet e vrare dhe shuhet përgjithmonë familja e Qamil Ukshinaj (aty nuk u kursye as gruaja e Qamilit, Shyhretja, e cila ishte shtatzënë) si dhe vriten e masakrohen pjesa ma e madhe e familjes së Osman Alimehaj.

Sot dy dekada pas dua të kujtoj fëmijët e mitur, Muhamet (Qamil) Ukshinaj (tetëmbëdhjetë muajsh), Leonard (Osmon) Alimehaj (shtatë vjeçar) dhe Fatmir (Ahmet) Alimehaj (shtatëmbëdhjetë vjeçar i cili ishte i sëmurë), të cilët u vranë dhe u masakruan në mënyrat me ç’njerëzore me 7 prill të vitit 1999.

Me 7 prill 1999, në bjeshkën e Lybeniqit u vranë dhe u masakruan:  Muhamet (Qamil) Ukshinaj, Leonard (Osmon) Alimehaj, Fatmir (Ahmet) Alimehaj, Hate (Qerim) Stojkaj-Alimehaj, Hatmone (Isni) Hamzaj-Alimehaj, Osmon (Tahir) Alimehaj, dhe Shyhrete (Shaban) Zenelaj-Ukshinaj, të cilët ende janë të zhdukur, ndërsa janë gjetur dhe identifikuar: Ferdone (Isni) Hamzaj-Alimehaj dhe Qamil (Brahim) Ukshinaj.

Dy dekada pas masakrave me 1 dhe 7 prill të vitit 1999 ndaj banorëve të fshatit Lybeniq të Pejës, kërkoj nga drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare që kryerësit e këtij gjenocidi të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Po ashtu, kërkoj nga institucionet e Republikës së Kosovës që të bëjnë përgatitjet e duhura dhe të paditët shteti serb për gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Lybeniqasit ka hyrë dhe mbetur përjetësisht në analet e historisë së popullit shqiptar, ku me kontributin e tyre që dhanë për lirin, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, janë gurë i madh në shtet ndërtimin e vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …